Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar që ka qenë ai që ka “emëruar” Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike.
Nga Korça, lideri historik i PD-së tha se, pavarësisht se nuk ka gisht në emërimin e Bashës, e ka mbështetur atë që ditën e parë. Sipas tij, ishte Rama që e mashtronte kryedemokratin duke i thënë “çun i mirë”.
“E kam mbështetur me gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite por nuk jam unë që e kam sjellë atë. U paraqitën vetëm dy kandidatura dhe asnjë nuk thirra unë. A e mbështeta? Plotësisht. Në 2017 i thashë jep dorëheqjen se kjo humbje është poshtërim për ne, kemi rënë më keq se në 1997. Jo vetëm kaq por mënyra si u mashtrua nga Rama duke thënë është çun i mirë. Nuk e jap dorëheqjen tha. Nuk kam qenë dakord të kthehem por momenti që kaluam nga humbja në humbje. Jemi pa perspektivë. Duhet të jepte dorëheqjen, na ka dëmtuar shumë në elektorat”, tha Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post