Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike zyrtare, Roland Bejko ka ironizuar Sali Berishën për standardin e dyfishtë që mban me SHBA. Duke iu referuar reagimeve pasi u shpall ‘non grata’ dhe krahasimit me mënyrën se si po e trajton dosjen e McGonigal, Bejko thotë se Berisha e di mirë që me SHBA s’bëhet shaka vetëm kur flitet për Ramën por edhe për të.
Në një postim në Facebook, Bejko thotë se Berisha “sheh ëndrra me sy hapur” kur mendon se Amerika do rrëzojë Edi Ramën.
“Berisha e di që me miellin e amerikanit nuk bëhet shaka, por ama, vetëm kur flitet për Ramën, kur flitet për të, ai është përfaqësues i popullit sovran dhe nuk pyet ça thot Amerika.. Ose, përndryshe, harron që amerikanët e kanë shpallur “Non Grata” duke i kujtuar vazhdimisht atij dhe mbështetësve të vet, që të kenë kujdes se me miellin e amerikanëve, nuk bëhet shaka.
Ça kujton ky dhe ata që i shkojnë pas, se amerikanët do rrëzojnë Ramën për të kthyer Berishën?! Kur shikon shumë ëndra me sy hapur, bashkëjeton me to dhe të duken si të vërteta pastaj. Kështu po u ndodh dhe këtyre të foltores. Harojeni pushtetin sa të jetë Berisha nga ajo anë. Ramën nuk e heqin se nuk kanë me kë e zëvendësojnë. Një opozitë e re, pa Berishën, Ramën e çon për skrap brenda disa muajve”, shkruan Bejko.
Diskutime rreth kësaj post