Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka mbajtur një qëndrim shumë kritik ndaj kryedemokartit Lulzim Basha. Sipas tij, se mefshtësia e Bashës dhe heshtja e tij para kërkesë së SHBA-së për moslejimin e futjes së Berishës në Kuvend, po inkriminon marrëdhëniet e partisë me një prej aleatët më të fortë.
Në një intervistë për Report, Kadilli tha se është e pakonceptueshme që në vend që të flasë Kryetari i partisë, flet ish kryetrari, i cili vijon të imponojë modelin e tij në parti.
“Basha nuk ka pasur një qëndrim të qartë për çështjen më të rëndësishme në raport me SHBA, aleatin më të rëndësishëm që ka qenë pjesë që nga krijimi në ditën zero. Basha nuk po flet, por PD nuk mund të rri pa zërin e kryetarit. Ca është ai kryetar që nuk flet dhe flet ish kryetari? Për çfarë na duhet kryetrari? Ne po shohim që Berisha po imponon modelin e tij edhe pas 30 vitesh, këtë do vazhdojmë të bëjmë akoma? Prandaj ne nuk mund të ikim nga partia por duhet të luftojmë për ringritjen e saj, pasi Basha është një i mefshtë që nuk mund të bëjë liderin në parti.
Çdo demokrat duhet të bëjë përpjekjet e tij, të jetë vetëveprues dhe të mos presë nga Basha të bëjë këtë apo atë, apo të pres oportunizmin se po fiton ndonjë gjë nga Basha. Edhe po të mos ishte ngërçi me SHBA, Berisha nuk duhet të ishte në politikë që në 2013, që këtu ne kemi humbur besimin dhe moralitetin. Tani vjen SHBA e thotë se hoqët ju po kërkojmë ta heqim ne. Kështu ne bëhemi të pabesueshëm për demokratë dhe opozitën në vend”, – tha Kadilli.
Kadilli bëri të qartë se ai nuk do të heq dorë nga përpjekja për të marrë PD dhe ai ka paraqitur 5 sfida për të rikthyer opozitë në politikë. Ai tha se asnjëherë nuk është vonë dhe se gjithkush është i ftuar t’i bashkohet kësaj filozofie. Në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kadilli tha se nuk pret asgjë pasi është thjeshtë takim formal dhe nuk do të ketë diskutime.
“Do doja që Këshilli Kombëtar të kishte mbledhje dhe diskutime të hënën, por do të jetë thjeshtë formale. Sot kam publikuar 5 sfidat që rikthejnë opozitën në politikë. Asnjëherë nuk është vonë, gjithkush është i ftuar t’i bashkohet kësaj filozofie të re. Nuk heq dorë nga përpjekja për të marrë PD. Lufta politike humbet besimin nëse nuk ka arsye të vërteta dhe të gjithë kolegët e mi duhet të flasin dhe të mbajnë përgjegjësi për të çliruar PD nga fanatikët dhe të mos sillen si oportunistë në PD. sot duhet t’i propozojmë demokratëve dhe shoqërisë opozitare një platformë tjetër që do të sjellë ringritjen e PD, nuk më intereson Basha apo Berisha, por besimi i partisë. Duhet një kod i ri zgjedhor për t’i hequr monopolin kryetarit të partisë, të kemi një balancim të kushtetutës, referendum dhe ndarje e re territoriale, lufta politike duke përdorur korrupsionin humbet besimin”, – tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post