Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është rrahur nga bandat e Edi Ramës pak ditë më parë.
Ai tha në emisionin ‘360 gradë’ se pasi Tahiri i përmendi ‘çatinë’ Ramës, ky i fundit urdhëroi bandat që ta rrahin, si dhe urdhëroi mediat të mos e pasqyrojnë.
‘Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të Brendshme. A e more vesh se e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Qëkur filloi të flasë për çati dhe për themele, e rrahën paq. Asnjë media nuk e dha. Bandat e Edi Ramës e rrahën. Sa filloi ti përmendte Edi Ramës çatinë, atë e rrahën. ‘Çatia’ ishte fjalë kod’, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post