Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në këto vite të qeverisjes Rama, rrogat duhet që të ishin 3 herë më të mëdha se sa në vitin 2013.
Por sipas t, kjo nuk ndodh për shkak të vjedhjes masive që po u bëhet shqiptarëve.
Berisha po ashtu, trajtoi çështje me interes për qytetarët shqiptarë si qëndrimi në atdhe për të jetuar e punuar si dhe krijimi i mundësive të reja.
“Unë fola për kredencialet, tani të flasim për procesin. Këta zotërinj janë kandidatë të lirisë. Këta zotërinj me gjithë këtë biografi që kanë, kanë marrë guximin dhe kanë dalë para jush. Ju kanë kërkuar ju ti votëbesoni; ja ku jam, u kërkoj të më votëbesoni. Kjo është procedura më dinjitoze, kjo është vendosja e dinjitetit të secilit prej jush në piedestal.
Duhet të ishit secili prej jush vendimmarrës për qeveritarët tuaj, dhe jo unë, jo kryesia e PD-së, sepse ju keni të gjithë pjekurinë, aftësitë të gjithë zotësinë të zgjidhni. Pra këtë fushatë e kemi në një epërsi morale të pakrahasueshme. Në këtë fushatë, kandidatët i keni zgjedhur vetë. Delvina, Saranda, Shqipëria, kërkojnë si zogu ajrin, kërkojnë ndryshimin. Pse do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, pse do të shkelmohemi. Pse do të ikin fëmijët tanë nga të 4 anët e dheut, duke pasur një parajsë të vërtetë tokësore në Delvinë dhe kudo në Shqipëri. Çfarë po ndodh me ne.
Edhe unë po të isha i ri do të ikja, sepse mesataren e ngre dhe në universitet nuk shkoj dot. Shkojnë fëmijët e të pasurve, atyre që u marrin mësues dhe të rrallë pastaj të tjerët. As Suedia, as Gjermania, as Austria nuk e bëjnë këtë. Pastaj çfarë do të bëjë ai që fiton, merr diplomën, nuk gjen punë. Imagjinoni ku jemi.
Dhe ky thotë do të marr punëtorë nga India, dhe familjarë nga India, nga Srilanka dhe Bangladeshi. Pse kjo? Sepse ju delvinjotët i dukeni armiq atij, ka frikë votën tuaj, se ata nuk votojnë, e ka thënë haptas ai, se ata nuk votojnë. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë, ata janë mirë se nuk votojnë dhe ju që votoni jeni të rrezikshëm se mund të votoni kundër tij.
Kohë shumë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në vende të tjera ne. Në 8 vite kanë ikur nga Delvina dhe nga Shqipëria, 35 % e popullatës, kanë ikur 80% e të rinjve.
Në 8 vite, nga njerëzit që ishim më mirë të paguar në rajon, më mirë se bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarët e BE-së, u rrokullisëm në njerëzit më të keqpaguar. Po pse, çfarë ndodhi? Në këto 8 vite, minimumi rrogat duhej të ishin 3 herë më të mëdha se në vitin 2013. Çdo potencial ekzistonte, çdo mundësi. Të gjitha fondet ekzistonin, po. Tani disa koncepte i keni të qarta. Nga viti 2005-2013, përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot, e rritëm borxhin me 4.2%. nga 58.2 që e ka Faton Nanos, e rritëm në 62.6 %.
Sa e rrini borxhin zotëria. E ka rritur borxhin në 107 %, e ka rritur borxhin 43%. Ka marrë 5 miliardë euro borxh. Po të donte ky me 5 miliardë euro, vetëm nga borxhi pa përdorur asnjë qindarkë nga të ardhurat, mund të rriste 6 herë rroga, mund të rriste 3 herë rrogat e pensionet. Kjo është e vërteta.
Po pse po ikin shqiptarët. Sepse ndjehen më të varfër, sepse po varfërohen në mënyrë të frikshme, dhe varfëria të pret shpresën, varfëria të topit. Sigurisht sot marrim rrogë më të ulët se në Kosovë 30-40%. Pa le me Malin e Zi, shkodranët shkojnë në Podgoricë për të punuar, se marrin dyfish. Ku shkuan paratë, u vodhën, u vodhën, u vodhën.
Ndërtohet rruga, 24 milionë euro, 1 km në fushë, ndërkohë që në mbarë Europën kushton 2 milionë euro. Ndërton shkolla, 6 milion euro, rikonstrukton shkolla 7 milionë euro, në një kohë kur shkolla kushton 600-700 mijë euro. Këta vjedhin në mënyrën më të pakonceptueshme. Kam mbjellë 1 milionë pemë, thotë kryetari i bashkisë, kujt i thotë, banorëve të kryeqytetit. Por 1 milionë pemë janë një pyll nga 6 -9 mijë hektarë, minimumi. Po pse thotë 1 milionë, sepse ka vjedhur për 1 milionë fidanë, ka vjedhur 1 milionë fidanë, ka mbjellë 10 mijë dhe ka vjedhur 990 mijë fidanë. Po sa ka vjedhur thoni ju, a mund ta imagjinonit ju një fidan, se unë nuk e imagjinoja dot, një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja more zotëri, s’ka qeveria para.
Qeveria ua merr ju me taksa. Dhe thotë kam mbjellë 1 milionë pemë. E pyet gazetari ku i ke mbjellë këto 1 milionë pemë?
Hë thotë, Bashkia e Tiranës fillon në Bizë dhe përfundon në kufi me Durrësin. Çfarë do të thotë kjo. Pyjet e natyrës i çuan mbjelljen tënde. Ky është një model, një shembull. Po këta kështu veprojnë të gjithë. Ndaj dhe ndryshimi është jetik sot, është një imperativë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post