Sot kur sot shënohet 24 vjetori i ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, është organizuar një bashkëbisedim të organizuar për të të nderuar figurën dhe misionin e tij.
Pjesë e këtij takimi, të mbajtur në sheshin “Demokracia” ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
“Kishte guximin si lider vendimmarrje por edhe vizion. Hajdari kishte vizion. Përpunuar kërkesat dhe i shpallën në mëngjes. Qyteti u çlirua. Qyteti i lirisë, u krijua pushteti moral i lirisë. Azemi luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës. Mund të them se një rol të madh luajti edhe në shmangien e gjakderdhjeve.
Historia e Kukësit. Akoma më dramatike ishte ajo e Burrelit. Në të njëjtin shesh e orë që linim ne mitingun Partia e Punës organizonte miting me sigurim ushtarake e persona të armatosur. Azemi ishte në një kamionçinë. Të dy palët gjuanin gurë ndaj njëra tjetrës. Azemi hidhet nga kamioni e thotë jemi vëllezër nuk kemi pse vrasim njëri tjetrin. Uli zemërimin e palëve dhe me gjithë valle anti-mitingjesh, PD bëri gjithçka për të shmangur konfrontimin dhe gjakderdhjen.
Azemi pati një jetë të shkurtër politike por në historinë e lirisë shqiptare duhet të them se ka një vend të përjetshëm dhe nuk di një individ tjetër të ketë bërë më shumë se ai për lirinë.
Mbasi për ne shqiptarët pushtimi më i egër ka qenë diktatura.
Sigurisht liria kombëtare është gjë tjetër, por në rrafshin njerëzor shqiptarët nuk kanë pasur një pushtim më të egër se ai i diktaturës”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post