Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë disa ndryshime në lidhje me drejtuesit politik në vend për zgjedhjet e 2025.
Tre drejtues të rinj janë emëruar zyrtarisht nga Berisha, drejtuesi i qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 2025, drejtuesen për diasporën dhe drejtuesin politik për Kavajën dhe Rrogozhinën.
Berisha ka vendosur drejtues politik në qarkun Elbasan, deputetin Tomor Alizoti. Ndërsa Jozefina Topalli është caktuar drejtuese politike për Diasporën.
Në Kavajë është caktuar Fisnik Qose, i cili njëkohësisht mban postin e deputetit në këtë bashki.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Berisha ka deklaruar se Ervin Salianji do të drejtojë nga qelia fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Berisha u shpreh se Salianji do të jetë i deleguar nderi në qarkun e Elbasanit, duke shtuar se “guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”.
Diskutime rreth kësaj post