Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Sipas Berishës, Basha ka frikë nga gratë dhe burrat e shtëpisë, dhe duhet të ikë sa më parë.
“Ka ndodh një gjë e tmerrshme me ish kryetarin, e ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. nuk u takon, merr vendime nga zyra nga frika. Së fundmi përjashtoi dhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë e askush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. I ka vetë, vetë është peng dhe i pashpresë, ndaj a mund të jetë zot shtëpie që ka frikë nga gratë dhe burrat e shtëpisë, duhet të ikë sa më parë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post