Ish-kryeministri Berisha, duke rimarrë fjalën në seancë plenare është përfshirë në debatin e retorikës nacionaliste mes kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.
“Nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave. Rama mbajti një orë fjalim për të thënë se Dule është armik. Sipas Ramës, Dule është problemi i të gjitha problemeve. Ky është një diskutim folklorik dhe diletantesk”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se, Himara ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i shqiptarizmit, ndërsa ka shtuar se, ata që besojnë në nacionalizmin e Edi Ramës janë të verbër.
“Rama është vetëm një skllav i Beogradit që vazhdon traditën e baballarëve të tij”, ka thënë më tej Berisha. Sipas tij, sot ngjarja më e madhe duhet të ishte fabrika e drogës në Rrëshen.
“Fabrika mbrohej nga policia. U arrestuan 20 gra dhe fëmijë, kurse pronarit nuk i hyri ferra në këmbë. Vendin e ka pushtuar kanabisi nga veriu në jug, por kapen vetëm fëmijët”, ka deklaruar Berisha.
Diskutime rreth kësaj post