Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama së fshehu kërkesën e SPAK-ut për të mos lejuar arrestimin e Arben Ahmetajt. Nga selia blu lideri i demokratëve tha se Rama po kërkon azil politik si shërbesë të fundit për ish-vartësin e tij në qeveri, i cili sipas Berishës është njoftuar përpara se kërkesa e SPAK-ut të bëhej publike.
E teksa qeverinë e krahasoi me një organizatë kriminale, jo më pak u kursye në akuza edhe ndaj SPAK-ut, që për Berishën është vënë në shërbim politik të kryeministrit.
Ish-kryeministri mohoi të ishte thirrur nga SPAK-u gjatë kësaj jave duke u shprehur i gatshëm të përgjigjet përpara prokurorëve.
Sipas Berishës, SPAK-u ndonëse ka lëshuar dhjetëra urdhër arresti për ministra, drejtorë, deputetët, punonjës apo biznesmenë, në asnjë rast nuk ka vendosur një konfiskim të inceneratorëve me pretendimin absurd se nuk dihen pronarët dhe mund të përfundojnë në Arbitrazh.
Diskutime rreth kësaj post