Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë për portin e ri të Durrësit. Ai tha para mediave se janë planifikuar 2 mld euro për këtë projekt.
Sali Berisha:
“Porti i Durrësit i cili në shekuj dhe mijëvjeçarë ka bërë Shqipërinë ose i ka dhënë asaj rolin më të rëndësishëm dhe më strategjik në rajon përcaktohet nga Komisioni i Transportit të BE-së së bashku me Portin e Tivarit si njëri nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.
Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi dhe me asnjë tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, de fakto po shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigande në Europë. Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 mln metër katrorë truall ndërtime në 3 mld euro. Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të rolit të saj strategjik në transportin në BE dhe NATO, Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij investim në 2 mld euro në atë që quhet marinë turistike.
Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim ka pasur një zotim për investimin e 4 mld eurove buzë Savës në Beograd dhe ka përfunduar në një investim prej 20 mln eurosh”, deklaroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post