Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka deklaruar në “Tirana Live” se të gjithë politikanët shqiptarë duhet të verifikohen nga SPAK.
“Unë besoj që të gjithë politikanët shqiptarë të verifikohen nga SPAK. Ajo që mua nuk më pëlqen është se politikanët shqiptarë nga njëra anë përkrahin SPAK-un, nga njëra nuk pranojnë të hetohen nga SPAK-u. Kjo është ajo që mua nuk më pëlqen. Do duhet që çdo politikan shqiptarë të vetofrohej nga SPAK në mënyrë që të dilte i ndershëm se është i ndershëm, në mënyrë që të vijonte karrierën politike, jo të gjende 100 mënyra që të shmangej”.
Ai ka theksuar se ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se i është shkelur një e drejtë kushtetuese. Sakaq, Zekthi ka thënë se ka 32 vite që askush nga politikanët nuk ka shkuar prapa hekurave dhe kjo gjë po ndodh për herë të parë.
“Zoti Berisha pretendon se atij i është shkelur një e drejtë kushtetuese. Parë politikisht, nuk është vetëm Zoti Berisha, është Zoti Ahmetaj që ka ikur fare, është fshehur, ka të tjerë që ikin, fshihen, nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Shikojmë rastin e Zotit Beleri, i cili ka bërë 800 kërkesa nëpër gjyqe. Është normale nga pikëpamja e shfrytëzimit të mundësive. Unë do të doja që politikanët shqiptarë të shkonin përpara drejtësisë duarhapur dhe pretendimet e tyre që janë të ndershëm dhe të pafajshëm të verifikoheshin. Ka 32 vite që askush nga politikanët nuk ka shkuar prapa hekurave, si zoti Tahiri, zoti Ahmetaj, apo Zoti Berisha që mund të shkoj nesër. Gjithashtu mund të shkoj zoti Rama etj. Pra, është hera e parë që në Shqipëri që po ndodh diçka e tillë”. tha ai.
Diskutime rreth kësaj post