Ish-kryeministri, Sali Berisha, nga Foltorja në Kurbin u ka dhënë një porosi demokratëve, që në formularin e Bashës të shkruajnë fjalën “i pabesë”.
Deklarata e Berishës:
“Përsa i përket formularit të Bashës për anti-kuvendin në datë 18, të ndalemi dhe ta gjykojmë nga ana partiake këtë moment. Mblodhi kryesinë dhe tha kryesia vendosi kuvendin në datë 18. Deklaroi se kjo është statutore. Por përderisa kryesia është e paligjshme pasi 60% e saj nuk është votuar në Këshillin Kombetar, nuk është votuar sipas statutit me votë të fshehtë dhe dy kandidatura dhe është e emëruar nga Lulzim Basha dhe kjo është kryesi. Shpërndau dhe formularë dhe kam një porosi, secili që të marri atë formular të shkruaj vetëm një fjalë, i pabesë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post