Analisti Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike lidhur me statutin e ri.
Ai shkruan se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale e cila sot përballet me një krizë të thellë ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë.
“Me mbledhjen e Këshillit Kombëtar për statutin mori përsipër listat, dëbimet, fshirjen e kujtesës së PD-së, marrëveshjen me Ramën, transformimin e kësaj partie në një parti të tijën. Nuk fshihet më jo Lulzim Basha.
Ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më. Partia që u formua nga elita e vendit në dhjetor 1990, sot drejtohet nga personazhe pa spikamë publike. Shikoni estabilishmentin drejtues në krah të Bashës, kryesinë, nënkryetarët, sekretarët, grupin e tij parlamentar dhe së fundi, Këshillin e tij Kombëtar!” shkruan Gjekmarkaj në analizën për Panorama.
Më tej ai tregon se si Berisha mund ta ndalte këtë situatë të krijuar nga Basha në selinë blu.
“Sali Berisha mund ta ndalte këtë llakërdi, por nuk desh. Sali Berisha mund të shkonte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe t’u mbante një fjalim siç di ai kur do të realizojë diçka, por nuk e bëri. Ndenji në zyrë se me gjasë ashtu ka rënë dakord me Bashën. Sali Berisha ka bërë marrëveshje me Bashën. Arsyet do t’i kuptojmë me kalimin e kohës. Sali Berisha nuk është opozitari etik i Bashës, përkundrazi është mbështetësi i tij kryesor. Fabula se Basha është Kryetar i PD-së dhe Berisha Kryetar i Bashës, duket intriguese sa ajo tjetra që Basha e shantazhon Berishën”, nënvizon Gjekmarkaj.
Ndërkohë, analisti shkruan edhe mbi fatin që e pret këtë forcë politike.
“Kjo është pyetje e vështirë. Edhe është, edhe nuk është sepse zor me e nda se çfarë është pritja…është apo nuk është opozite?!
Duhet të heqim dorë nga këshillat sesi Basha duhet të bëhet i mirë për ta rrëzuar Ramën e keq. Ndoshta Lulin kjo këshillë e brengos e i thyen zemrën për momentin.
Rama nuk pranoi të bënte zgjedhje pasi fitoi, ndërsa Basha sanksionon postin e përjetshëm pasi humbi. “Opozita e re” gjeti mbretin e saj. “Le ta gëzojë Baftjari se është djalë për së mbari”, thuhet në një këngë tallave shumë të përhapur kohët e fundit”, mbyll shkrimin Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post