Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se e ka kthyer tregun e energjisë në bixhoz. Gjatë një takimi me sindikatat e vendit, Berisha deklaroi se në 6 mujorin e fundit, HEC-et private në vend, kanë prodhuar 54% të nevojës totale për konsum.
Sipas Berishës, KESH-i e blen energjinë me 280 euro ndërkohë që në bursë shitet me 80 euro.
“Gjashtë mujorin që kaloi, HEC-et private kanë prodhuar 54% të të gjithë energjisë së vendit. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se prodhimi i energjisë në Shqipëri është mbidyfishuar falë kapaciteteve të reja private që kanë hyrë në prodhim. Çfarë bëjnë këta? Merr dhe zbraz digën. E shet energjinë siç ka ndodhur në realitet me 40 euro megavatin. Ky tregtar që e blen me 40 euro megavatin, e shet këtë energji me 130 euro dhe ndan paratë me qeveritare. Kjo është reale. Ka një bursë ku është çmimi, ku shitet dhe blihet energjia dhe në një kohë kur në bursë çmimi është 80 euro, KESH-i blen energji me 280 euro.
Këta ndajnë para në thes, njëri me tjetrin. Nuk ka energji thotë Rama. Mashtrim. Vitin e kaluar janë prodhuar si kurrë në historinë e saj, 9 terravat. Konsumi i Shqipërisë shkon në 7 terravat. Shqipëria ka burime ujore shumë më të mëdha se shumica e vendeve të tjera. Këta e kanë shndërruar tregun e energjisë në një bixhoz të paimagjinueshëm. Çfarë ndikimi ka lufta këtu? Zero. Ti sot ke TEC-et private që të lejojnë të mbyllësh digat dhe të kapsh shtatorin me digat plot. U vërsul dhe zbrazi digat gjatë muajit gusht në mënyrë kriminale.
Kosova depozitoi për pikë energjitik, i dha Shqipërisë 20 mln euro në muajin korrik. Këta çfarë bënin, zbraznin digat dhe shisnin energjinë e Kosovës. Ata e merrnin për t’ia kthyer Kosovës në një kohë të përshtatshme. Por këta zbraznin digat. Këta bëjnë një vjedhje gjigante të paimagjinueshme me energjinë e shqiptarëve.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post