Zëvendësdekani i fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj raportohet të jetë shkarkuar nga detyra. Ky lajm është vërë i ditur me anë të një denoncimi në faqen e ‘Facebook’-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në të shkruhet se Seranaj është shkarkuar nga puna pasi u ka treguar studentëve të tij të vërtetën në lidhje me dëmet që solli tërmeti.
Berisha ka shpërndarë edhe dokumentin që vërteton shkarkimin e Seranajt, të dërguar nga denoncuesi.
Berisha shkruan:
Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha te verteten per termetin dhe demet e tij! Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital! sb
Denoncimi:
Doktor Pershendetje ,po ju informoj per kete rast E shkarkuan se kishte shkuar tek rrenojat e durresit me studentet Edhe po thonte te verteten per termetin dhe per demet e tij.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post