Edhe pse është ende larg, mediat online kanë nisur që tashmë spekulimet se kush do jetë presidenti i ardhshëm.
Bujar Nishani thotë se do e kërkojë një mandat të tillë, por sa janë shanset e tij?
Disa analistë thonë se këtë post e pretendon Ilir Meta.
Të tjera, në kuadër të tensioneve mes PS dhe LSI, thonë se mund të ketë një marrëveshje mes PD dhe PS, që Sali Berisha të bëhet president dhe Ilir Meta kryeministër.
Vetë Berisha, duke folur për Eni Vasilin, tha: “Unë jam ndarë nga funksionet politike. Unë mendoj se vendi ka një president të shkëlqyer me dinjitet dhe integritet të lartë. Edhe mund t’i përsëritet mandati atij. Unë nuk kam ambicie për asnjë post. Pasioni im është përqendruar në parlament. E kam synim që të jem sërish në listën e deputetëve në parlamentin e ardhshëm. Parlamenti është pasioni im”.
Megjithatë vetë Berisha thotë se “kurrë nuk duhet thënë kurrë”.
Pikërisht kjo ka ngacmuar karikaturistin Bujar Kapexhiu që ka sjellë punimin për Mapon.
Diskutime rreth kësaj post