Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet për kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.
Pas përfundimit të Primareve kreu i PD-së po mban një konferencë për shtyp ku dhe k informuar mbi numrin e votuesve si dhe duke i falënderuar të gjithë.
Berisha ka theksuar se këto zgjedhje janë zhvilluar sips një standardi demokratik dhe se tashmë PD-ja është më e fuqishme.
” Erdha të falenderoi demokratët që votuan sot në primare. Një falënderim të veçantë kam dhe për kandidatët që me një shembull kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Me angazhimin e tyre ata e bërë garën me të fismen, më demokraten. Ata kanë përballuar një rrymë pune të jashtëzakonshme. Por në këtë rast dua të shtoi se sot, ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD-së sot folën dhe vendosën me votën e tyre. Nuk besoj që të ketë një forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak të ketë ushtuar në të gjithë an tërësinë e saj 5 herë votën e tyre. në këtë kontekst unë kam bindjen se anëtarët ndihen më të lirë dhe më dinjitoz se kurrë në idealet e tyre demokratike.
Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së. Këtë proces me të cilën kjo forcë përmbysi, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjet e drejtuesve partiak. Në të gjitha këto procedura sovrani ishin demokratët. Sot u vendos një standart demokratik i pa parë më parë. Kjo e bën PD-së forcën më demokratke në vend, më të përkushtuar. Procedura e sotme shënoi gjithashtu hapjen e vërtetë të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit, por si vullnet i tyre. Imagjinoni këtë moment, si transparent në krahasim me skutat mafioze të partisë tjetër. Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, seç ndodh brenda atij bodrumi përveç se klithmat e përditshme. Ky nuk ishte një proces i përsosur. Padyshim që nuk mund ta quajmë këtë. Por kjo është rruga e vetme për të hapur PD-në dhe për ta bërë atë një parti e hapur.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post