Para nisjes së seancës, ish-kryeministri Sali Berisha është prononcuar për mediat, duke thënë se Kuvendi është rrethuar nga 4 anët si të ishte i Koresë së Veriut apo Bjellorusisë.
Berisha u shpreh se rrethimi tregon frikën e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, ndërsa shtoi se beteja e tyre do të vijojë.
“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.
Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi – Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.
Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo? Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese. Çdo skenar, ju do të shihni sot.
Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë.
Por i them këtu, nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë, njëlloj me skenarin e vitit 1990-91. Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post