Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e regjistron PD e drejtuar prej tij në zgjedhjet vendore të 14 majit, “shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë”.
“Do i përgjigjen Edi Ramës me të cilat format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë. Opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim.Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha”, u shpreh ish kryeministri.
Pyetje: Nëse KQZ nuk regjistron PD e Berishës në zgjedhjet e 14 majit?
Sali Berisha: Rama dhe vetëm Rama e askush tjetër fshihet pas kësaj. Ulsiun e urdhëron Rama. Sa i përket përdorimit të Ali Bashës e përdor vetëm Rama, Ali Basha është subjekt i keqshfrytëzuar vetëm nga Rama, sepse ju e dini që Ali Basha nuk ishte palë në gjykimin e cështjes së dokumenteve të 11 dhjetorit.
E kurrë në historinë e gjyqësisë nuk ka ndodhur që ai që nuk ishte palë të bëhet palë pas vendimit të gjykatës. Ai është mjeti i radhës i përdorur në këtë mes. Opozita do përgatitet të përballet me revolucion me këtë regjim.
Diskutime rreth kësaj post