Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është skeptik mbi rolin që do të ketë kryeprokurorja e Përgjithshme në zbardhjen e supergrabitjes në Rinas.
Duke e akuzuar si të kapur nga Rama, Berisha tha se ky i fundit mund të bllokojë çdo hetim.
Por lajmi i mirë në gjithë këtë situatë, tha ai është se për herë të parë Kryeministri fajësoi për një gjë kinezët dhe jo Saliun.
“Këtu nuk kemi Prokurore të Përgjithshme, këtu kemi krye krye krye kryeprokuror Edvin Kristaq Ramën.Këtu është gjithçka e paralizuar, sundim bandash”.
“Krye krye kreu ka për borxh të bllokojë çdo hetim sepse deklaroi se faji është i kinezit,. Kësaj here nuk tha faji është i Saliut. Papërgjegjësi në vendin e sigurisë më të lartë që është aeroporti. Sikur nuk është territor shqipar por territor kinez”, tha Berisha në RTV Ora.
Diskutime rreth kësaj post