Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, se ai fitoi bashkinë në 2011 vetëm pse mënjanoi Berishën nga fushata.
“Del thotë se fitova në 2011 sepse nuk kisha Berishën në fushatë. Por kjo është aq e vërtetë sa ajo që Lulzim Basha anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Tani po ju them një detaj, unë e thërrisja Bashën dhe ai vinte, dhe unë i thoja si ta bënte fushatën. Pas zgjedhjeve, më informuan se disa vota ndodheshin në kutitë e gabuara, ndërsa Edi Rama ishte 10 vota para. Këto vota ishin tërësisht të vlefshme, dhe unë kërkova të numërohej çdo votë, qoftë edhe e hedhur në kutitë e gabuara.
Një këshilltar amerikan erdhi më tha: zotëri, ata të ambasadës së SHBA janë shumë të shqetësuar. Por më tha se shqetësim kishte edhe z. Basha, pra edhe kryetari pa parti nuk donte që të numëroheshin këto vota. I thashë kvshilltarit amerikan: thuaja edhe z. Basha që këto vota nuk po i numëroj për z. Basha, por për demokratët, dhe në përfundim ai fitoi me diku 80 vota, duke mos mbledhur dot as votat e koalicionit. Kjo ishte fitorja e fundit e peng-kryetarit, nuk puthi më asnjë fitore deri në fund”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post