Sali Berisha tha mbrëmjen e se hënës se stadiumi i ri është ndarë mes Edi Ramës dhe ndërtuesit paraprakisht. Ndërtimi në fjalë është 100 mijë metra katrorë, ndërkohë që Berisha tha se bëhet fjalë për një ndarje 38 me 62 mijë ndërmjet Ramës dhe sipërmarrësit, që sipas tij do ta gëzojë përjetësish si pronë pjesën e tij. Sipas Berishës, Kulla e Stadiumit do të marri madje emrin ‘Kristaq Rama’.
Këto deklarata, në emisionin e Ilva Tares, Berisha i bazoi në të dhënat nga qytetari dixhital. Ai tha se dhe kur ka qenë kryeministër ka dëgjuar më shumë qytetarin dixhital sesa të dhënat e SHISH.
“Më shumë besim kam te qytetari dixhital sesa te SHISH. Madje këtë të fundit nuk e kam përdorur kurrë për të marrë informata, por qytetari dixhital di të them që është më i saktë” – tha ish-kryeministri.
Ai shtoi se ka disa parime në jetën e tij dhe një kthim i mundshëm në krye të PD nuk do të ndodhë kurrë. Berisha u shpreh kategorik në këtë përgjigje, por nuk përjashtoi se ai do të mbetet gjer në fund deputet i PD dhe influencues në politikat e kësaj force politike.
Diskutime rreth kësaj post