Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike , Fatbardh Kadilli ka folur për krizën në PD dhe zgjidhjet sipas tij.
Fatbardh Kadilli ka pranuar mbrëmjen e sotme se PD ka humbur busullën për shkak të konfliktit Basha-Berisha, që sipas tij nuk i shërben partisë por vetëm dy individëve.
“Është e dobësuar, e mpirë më shumë. Ka humbur busullën dhe konflikti i madh Basha-Berisha ja u ka hequr atë orinetimin demokratëve për të thën cila është zgjidhja, ku po shkojmë. Kjo parti nuk egziston vetëm se disa njerëz duan të marrin pushtet. Të gjithë jemi për interesin personal, por mundohemi të përfaqësojmë të mirën publike. Çfarë i ofrojmë ne sot? Një teatër lufte. Një teatër ku dy gjelat e partisë godasin, çukisin njëri tjetrin. E sigurtë që PD do të jetë me e vogël sesa sot. Janë me qindra, mijëra njerëz që vetëm na votojnë, dhe as nuk afrohen kurrë dhe as nuk i shohim kush janë, madje turp i zotit as nuk i japim dorën ti themi faleminderit pasi nuk e dimë kush janë. Kur mendoj politikisht them çfarë duan qytetarë. Çfarë fitojnë demokratët se kryetar është Basha apo Berisha. Njëri është kryetar i thyer disa herë dhe njeri i mundur. Ishte kryeministër kur u mund. Praktikisht asnjëhere i dorehequr pasi sot e merr zvarrë PD-në. Do të thotë s’paska ikur asnjëherë. Nuk është se e thërriten dhe i thanë kthehu. Berisha e mbrojti Bashën me këmbëngulje deri në datë 9 shtator në darkë kur shpalli vendimin. Ai kërkon ndjesë si vëzhgues, por ai e mbrojti Bashën. Vepra Lul Basha është produket i Berishës. Është më shumë fajtor Berisha për Lul Bashën sesa vetë Basha”, deklaroi Kadilli.
Sipas Fatbardh Kadillit, Partisë Demokratike nuk i duhet as Basha dhe as Berisha. I pari sipas tij ka humbur zgjedhejt dhe duhet të largohet. Ndërsa Berisha ka qenë ai që ka mbështetur Bashën deri në datë 9 shtator kur e perjashtoi nga grupi dhe nuk ka si të sjellë gjë të re.
“Shoh një distancë shumë të madhe të strukturës me njerëzit. Kur unë shpalla platformën IDE, një nga folësit tha, unë nuk kam lidhje me të djathtën, por Bashën duam ta ndërrojmë. Unë kamnjë mision, t’i theminjerëzve atë që është e vërteta. Ne nuk i propozojmë asgjë të re votuesit shqiptar me Sali Berishën sot. Nuk është më garë nëse futet Sali Berisha. Nuk ak sens. Vetë partia u dorëzua ndaj Berishës për vite të tëra. Çfarë garancie sjell Berisha sot kur mbante Lulzim Bashën përballë të ndjerit Sokol Olldashi, përballë Eduart Celamit dhe në votimin e fundit? Ne dhe çdo demokrat duhet t’i kërkojmë dorëheqje Lulzim Bashës. Nëse partia i përçahet në këtë mënyrë nuk mund të rrish kryetar. Ata që janë në grup parlamentar duhet t’i thotë të dorëhiqet. Ti kërkojnë dorëheqjen të gjithë demokratët. E njëjta gjë për Sali Berishën, nuk duhet të vijë në garë. Shpallja non-grata nuk i bën asnjë nder partisë. Jam shprehur kundër modelit Berisha që në gar. Modeli i Bashës sot është ai i Berishës dikur”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post