Sali Berisha ka komentuar protestën e banorëve të Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe deputetëve opozitarë. Ish-kryeministri ka shigjetuar efektivët e policisë duke i quajtur narkopolici që ushtron kafshëri.
Përmes një komunikimi në rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se policët treguan kafshëri gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
“Kafesheri dhe dhune policore nga narkopolicia ndaj protestuesve!”, shkruan Berisha teksa ndan edhe videon e arrestimit të një prej protestuesve.
Ndërkohë, ish kryeministri zgjodhi të heshtë për plagosjen e efektivëve të sulmuar nga protestuesit.
Diskutime rreth kësaj post