Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur llogari në rrjetin social, Tik Tok. Zyra e shtypit të PD-së njoftoi sot sa tani e tutje Berisha do të komunikojë me qytetarët edhe nëpërmjet një platforme të re, ajo e Tik Tok-ut.
Në videon e tij të parë në Tik Tok Berisha ka ftuar qytetarët ta ndjekin në kanalin e tij zyrtar.
“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në Tik Tok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Teknologjia ka qenë dhe mbetet një pasion i imi”, ka thënë Berisha në videon e tij të parë në Tik Tok.
Diskutime rreth kësaj post