Kreu i PD-së, Sali Berisha pasi ka rikonfirmuar mbajtjen e protestës ditën e nesërme ka folur edhe për samitin e BE-së.
Sipas tij ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar
Në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane.
“Në këtë kontekst, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar.
Për faktin e vetëm se kjo parti, pas përmbysjes së diktaturës oruelliane të baballarëve të Edi Ramës, aktualisht e shndërruar në një parti droge dhe krimi, partia e tij e kam fjalën, vendosi në Shqipëri, rendin e ri demokratik, të bazuar në vlerat evropiane.
Është kjo parti, e cila në tre dekada, qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO.
Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri, e cila firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila liberalizoi vizat me suksesin e reformave të saj, mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në këtë aspekt, samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat dhe idealet demokratike të saj”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post