Juristja, Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” foli edhe për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Berisha nuk paraqitet në Gjykatë. Ajo u shpreh se nëse situata përshkallëzohet, nuk ka më shmangie të parlamentit, madje proceduara mund ta kalojë në mënyrë të përshpejtuar.
Ajo shtoi se është e bindur që përtej të gjithave, Berisha nuk është nga ata që mund të largohet nga Shqipëria.
Juristja theksoi se Berisha tani po tenton të mbledhë sa më shumë shkelje të gjykatës në mënyrë që t’i përdorë më pas, ndoshta për ta çuar çështjen edhe në Strasbourg.
“Po u përshkallëzua nuk i shmangen më parlamentit, për heqjen e imunitetit dhe mund të kalojë edhe në mënyrë të përshpejtuar për t’u votuar më pas.
Jam e bindur që zoti Berisha nuk është nga ata persona që mund të lejë Shqipërinë. Kam përshtypjen se aty do të shkojë situata.
Berisha po tenton të grumbullojë sa më shumë gabime apo shkelje të gjykatave në mënyrë që t’i përdorë më pas, pse jo të shkojë edhe në Strasbourg,” u shpreh Gjikondi.
Diskutime rreth kësaj post