Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ajo ka thënë se nuk e sheh Berishën as në krye të PD-së e as në formimin e një partie të re.
“Nuk e shikoj Berishën në krye të PD apo të formimit të një partie të re, rreshtimi i deputetëve i aleatëve të tyre, ky është një nga problemet kryesore, dhe unë doja ta ktheja përmbys këtë lloj modeli, sot nuk mund të jemi një vlerë e shtuar për politikë, se na ka penguar rreshtimi me kryetarët, dobësimi i kryetarëve është thelbësore. Po të vijnë këta 2 individë në pushtet, prap do sillen njësoj, se çfarë ndodhi me fatin e këtyre personave, nuk ka shumë rëndësi”, tha ajo për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post