Lidhur me faktin se nëse Sali Berisha do të arrijë të vijë në krye të PD, për gazetarin Mustafa Nano, nuk do të jetë as më shumë as më pak se një lider i izoluar brenda vendit të tij, që nuk del dot as në takime në Evropë.
“Nëse Berisha vjen në krye të PD, në vitin 2021, pas më shumë se tetë vitesh që humbi, vjen me moshë që ka, me damkë që ka non-grata, me faktin se me këtë damkë, edhe ne Evropë nuk ka për të takuar dikë, do të jetë një lider i izoluar në terma politike, do ngel në Kavajë, Tiranë, Shijak.
Këtë e shoh si një rrethanë që i jep avantazh Ramës.
Sipas Nanos, Berisha ka bërë gabim që ka iniciuar lëvizjen e Foltores, sepse sipas tij, kjo përçan PD.
“ Berisha ka bërë gabimin fatal sepse kjo është një lëvizje që e përçan PD. Unë gjykoj se një nga veprimet më të poshtra në politikën shqiptare është ajo që bëri Basha teksa përzuri babin e tij”, tha Nano në TPZ.
Diskutime rreth kësaj post