Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar sot pasi Sali Berisha njoftoi se ishte lajmëruar nga qeveria britanike se ishte shpallur “non grata”.
I pyetur nga Neëw 24 nëse në listën e qeverisë britanike ka emra të tjerë nga maxhoranca që janë shpallur “non grata”, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë tha se “MB ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin.
Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e Ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve”.
Mesditën e sotme, Berisha njoftoi se është shpallur non grata nga Britania e Madhe për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar.
Diskutime rreth kësaj post