Belind Këlliçi, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike ka folur për vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën duke thënë se kjo është beteja e tij historike për dinjitet, pasi Berishës i atribuohen shumë suksese për Shqipërinë që janë arritur në kohën kur ai drejtonte vendin.
Këlliçi tha se kjo është beteja e tij historike për dinjitet, pasi Berishës i atribuohen shumë suksese për Shqipërinë që janë arritur në kohën kur ai drejtonte vendin.
Deklarata e Këlliçit:
“Për mua është e pashpjegueshme se si 8 vjet pasi është larguar nga pushteti, nga drejtimi i vendit dhe PD merret ky vendim ndaj liderit historik të PD. Berishës i atribuohen sukseset dhe reformat që kanë bërë të mundur integrimin europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Përmendim këtu anëtarësimin në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, një ëndërr për të gjithë shqiptarët, rruga e Kombit. Janë vepra madhore, ku arkitekti i tyre ka qenë Sali Berisha. Ai do ta ndjekë këtë proces në tokë të huaj, por kjo është beteja e tij historike për dinjitetin. Por për të mbërritur te zoti Berisha, mendoj se duhet të ishte nisur së pari nga Rama, me superkampionët e korrupsionit për këto 8 vjet, pastaj mund të imagjinohej që të arrinte ky vendim për Berishën”, u shpreh Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post