Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, kanë diskutuar faktin që SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.
Lubonja theksoi se sulmi ndaj Berishës është i gabuar politikisht. Zheji vlerësoi se Berisha e mori shpalljen non grata nga SHBA si një sfidë personale, duke mbrojtur kësisoj Partinë Demokratike.
Po ashtu, Zheji shtoi edhe se PD mund të pranojë ofertën e Ramës për bashkëqeverisje, për të bashkëqeverisur, për hir të stabilitetit.
Diskutimi:
Artur Zheji: Unë mendoj se beteja e Berishës është e tija, nuk e bëri betejë të PD-së. Berisha duke personalizuar çështjen, mbrojti PD-në. Yuri Kim tha se Shqipëria po ndryshon. Kim e futi aktin e Berishës në aktin e asgjëbërjes. PD mund të detyrohet të pranojë ofertën e Ramës, për bashkëqeverisje për hir të stabilitetit. Ne jemi 2.8 milionë banorë gjithsej, jemi sa një qytet i madh. Do të insistohet në një situatë që të dënohet një person, që ka drejtuar këtë vend para tetë vjetësh.
Fatos Lubonja: Jemi në situatë ku nuk mund të thuhen gjërat hapur. Këtu nuk thuhen ca gjëra hapur, sepse bëhet fjalë për SHBA-të. Yuri Kim thotë se Shqipëria po ndryshon, edhe unë them po ndryshon, ndërsa unë theksoj se Shqipëria po ndryshon në drejtim të forcimit të një regjimi. Shqiptarët nuk shpëtojnë dot nga patronazhizmi amerikan. Pyetja shtrohet se a po thotë gjëra që janë të vërteta Kim. Unë them se “jo” nuk është kështu.
Kur SHBA hyri në luftë në Irak dhe ne ishim me amerikanët, nuk ishte një luftë e drejtë, sepse demokracia nuk eksportohet. Në Irak, u vulus një kaos i madh. Si të besoj unë këtë sistem, partinë-shtet, kur shikoj policinë që bashkëpunon me krimin për të blerë vota, e zonja Kim nuk thotë asnjë fjalë për këto. Sulmi ndaj Berishës ishte i gabuar politikisiht, sepse dobëson opozitën. Kemi nevojë për opozitë të fortë.
Diskutime rreth kësaj post