Në qershor të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u vu në vështirësi nga kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, lidhur me provat dhe faktet mbi të cilat ka firmosur vendimin për shpalljen “non grata” të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Gjatë një seancë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Kongresit, Sekretari Blinken nuk ishte në gjendje t’u jepte përgjigje pyetjeve direkte të kongresmenit Zeldin, se çfarë informacionesh specifike ka patur Departamenti i Shtetit për të justifikuar, siç u shpreh ai, këtë lëvizje dramatike.
Kongresmeni Zeldin, ka sjellë në vëmendje aleancën e ish-Kryeministrit Berisha, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti me dy ish-Presidentet Bush.
Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar sanksione kundër ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA-të, ai ka qenë një mysafir dhe aleat i ish-presidentëve Bush, gjithashtu një kundërshtar i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
Antony Blinken: “Ne vijojmë të shohim përtej kufijve, rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që nënvlerësojnë të drejtat e njeriut apo që paraqesin sfidë për demokracinë apo parimet demokratike. Në rastin e tij ne patëm një çështje të cilën e zhvilluam nëpërmjet procesit normal, përfshirë avokatët tani. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht”.
Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?
Antony Blinken: “Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar”.
Gjate seancës dëgjimore me anëtaret e komitetit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Kongresmeni Zeldin i kërkoi Sekretarit Blinken, se ku mund të adresoheshin anëtaret e komitetit apo gazetarët për të marrë informacion mbi këtë çështje. Sekretari Blinken tha se zedhenesit e Departamentit të Shtetit, do të ndajnë informacionet që kanë me përfaqësuesit e medias.
Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon informacione? Aktualisht ka disa ecejake mes Departamentit të Shtetit, vendimit tuaj mbi sanksionet kundrejt tij dhe familjes së tij, përfshirë palës mbrojtëse të zotit Berisha. Pra ku duhet të shkojë një gazetar për të marrë informacione mbi korrupsionin që ju i referoheni?
Antony Blinken: “Para se të kalojmë tek media, anëtarët janë të lutur të vijnë në zyrën tonë të çështjeve legjislative dhe ne do të sigurohemi që ju merrni informacione. E dyta, sa i takon medias i’u lutem të vini tek zyra e zëdhënësit të punëve të jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, atë informacion ta ndajmë me ju”.
Lee Zeldin: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë z.Berisha?
Antony Blinken: “Jam i sigurt që çdokush nga gazetarët mund ta bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në departamentin e shtetit për të marrë çdo informacion që ne kemi në dispozicion për publikun”.
Në fakt zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, është pyetur mbi atë se në çfarë provash e faktesh është marrë vendimi për ish-Kryeministrin Berisha. Përgjigjja e zëdhënësit ishte se këto informata, janë marrë nga raportimet e medias, OJQ-ve dhe vetë qeverisë së Edi Ramës.
Korrupsioni i Berishës është raportuar gjerësisht në raportimin lokal, rajonal dhe ndërkombëtar të OJQ-ve dhe shtypit, si dhe në hetimet që lidhen me përpjekjet e qeverisë antikor*rupsion të qeverisë shqiptare.
Sekretari Blinken u shfaq në siklet edhe nga pyetja direkte e Kongresmenit Zeldin nëse vete Sekretari apo njerëzit e tij në DASH kanë lidhje me multimiliarderin Xhorxh Soros.
Lee Zeldin: Për të qartësuar diçka që ka lidhje me mbrojtjen e z. Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. A keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me z. Soros? Thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo!
Antony Blinken: “Unë jo, por nuk mund të flas në emër të të gjithë Departamentit të Shtetit, por unë jo”.
Praktikisht DASH nuk pranon të japë detaje për të mbështetur pretendimet për kor*rupsion kundrejt zotit Berisha. Më herët DASH gjithashtu, refuzoi të komentojë kur u shty nga “The Times” për të kthyer një përgjigje për pohimet e zotit Berisha, se vendimi për t’i ndaluar hyrjen në SHBA ishte në bazë të keqinformimeve nga mbështetësit e z. Soros.
Diskutime rreth kësaj post