Për analistin e njohur Fitim Zekthi, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), për të shpallur ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, është i padrejtë.
I ftuar në emisionin ”Open”, Zekthi u shpreh se vendimi është politik dhe i gabuar në këtë periudhë, për shkak se Berisha është larguar nga pushteti prej 8 vitesh.
Sipas tij, ka çështje të tjera që duhet rishikuar më parë, ku veçoi rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, apo edhe për vetë kryeministrin Edi Rama.
“Po të jetë se Berisha ishte i korruptuar si kryeministër, pse pas 8 viteve? Nuk është Berisha kryefjala e korrupsionit sot, sidomos këto 8 vite. Pse nuk ka një ‘non grata’ për Tahirin, që është akuzuar për drogë, pse nuk ka për Ramën, pse nuk ka për Gjiknurin që thotë keni bërë tërmet. Vendim komplet i padrejtë. Komplet i gabuar, në këtë periudhë, vendim politik, se për çfarë arsye e dinë ata. Fakti që kanë fuqinë, nuk do të thotë të bëjnë çfarë të duan. Unë jam me të drejtën, jo me fuqinë. E drejta është në radhë të parë respektimi i dinjitetit të tjetrit”, – u shpreh analisti.
Diskutime rreth kësaj post