Sali Berisha bëri publik një prej vendimeve që do të marren në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur prej tij më 11 dhjetor.
“Tribuni i demokracisë, Azem Hajdari do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i Partisë Demokratike”, tha Berisha.
Ish-kryeministri e ndali foltoren në Librazhd. Këtu tha gjithashtu se nisma e ndërmarrë prej tij gëzon mbështetjen e Partisë Republikane në SHBA.
“Elita republikane në SHBA e sheh betejën tonë me Sorosin si jetike në mbrojtjen e vlerave konservatore jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, deklaroi ai.
Berisha pati edhe një thirrje për anëtarët e Kryesisë së PD-së.
“Jepni dorëheqjen dhe largohuni nga ajo Kryesi. Dëgjoja një ditë zëdhënësen e PD, po ajo s’e kupton që nuk mund të jetë anëtare e Kryesisë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post