Ish kryeministri Berisha ka nisur sot turin e takimeve me demokratët, një takim i paralajmëruar prej tij, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Berisha e konsideroi seancen e sotme, nje dite fatkeqësie.
Deklarata e Berishës:
“Foltorja është përpjekja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të hapur, më të sigurt në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlament shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar, një ganster që nuk njeh normë nuk njeh ligj por ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Sot është një ditë jo fatkeqësi, por mynxyre kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministri i vendit, pasi ai në tetë vite ka varfëruar shqiptarët të cilët tetë vite më parë kishin rrogat më të mëdha në rajon. Sot paguhen 30% më pak se ata. Sot është një ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhjet, abuzimet në taksa e tatime, në koncensione, partneritetet publike e private ka shkaktuar dhe ka ngjirut vendin në çatinë e botës për korrupsion”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post