Ish-kryeministri Berisha, në një intervistë për Berat Buzhalën ka folur për vrasësit Azem Hajdarit. Sipas Berishës në këtë vrasje ishte i implikuar edhe nipi i Skënder Gjinushit, i cili më pas u vra në Itali.
“Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish-shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit, edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së”, tha Berisha
I kontaktuar nga dritare.net, Gjinushi thotë se nipat e tij nuk kanë qenë në atë kohë në Shqipëri. Ai e quan Berishën kriminel dhe kërmë të UDB-së.
“Merreni akoma me karagjoza. Berisha është kriminel karagjoz. Ai është një kërmë politike. Nipat e mi janë jashtë shtetit, kanë 20 vjet. Nipat e mi janë shëndoshë e gjallë, nuk i ngjajnë fare rastit në fjalë. Nuk kanë qenë në Shqipëri në ato vite. Dhe kush e ka bërë vrasjen e di mirë gjithë Shqipëria. Le ta sqarojë ai me shokë. Mos u merrni me UDB-në dhe me kërmat e UDB-së”, thotë Gjinushi.
Diskutime rreth kësaj post