Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Dibër, ku ngriti shqetësimin se Shqipëria vazhdon të jetë në rrezik, ashtu siç ka qenë edhe para 32- vitesh.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së tha se shqiptarët po largohen në vendi dhe kjo për shkak të keqqeverisjes.
“Ne shqiptarët, në histori na kanë ndjekur rreziqet. Kemi patur fatin të kemi një pozicion gjeografik shumë të lakmueshëm, por të kemi edhe fqinj, të cilët kanë lakmuar trojet tona.
Në këtë aspekt, lufta dhe vepra e Elez Isufit mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë. Në trevat shqiptare pasi morën 2/3 fqinjët, Dibra ishte që bashkë me Hasin, Lumën më e lakmuara. Nuk u kënaqën me atë copëtim dhe atë padrejtësi, por vazhduan serbët me përpjekjet më të mëdha, për ta asgjësuar Dibrën.
Këto përpjekje askush nuk luftoi më me guxim dhe trimëri sa Elez Isufi dhe burrat e kësaj treve.
Atëherë Shqipëria ishte në rrezik të madh dhe secili mund të pyesë, por si ka mundësi që sot ne mblidhemi sot dhe shpallim që sot Shqipëria është në rrezik.
Pasi dolëm nga diktatura komuniste, 32 vite prapa përsëri rreziku qëndron mbi ne si shpata e Demokelut.
A jemi sot në rrezik, apo po e teprojmë duke shpallur një gjë të tillë. A është Dibra në rrezik, apo është një teprim. Le ti referohemi fakteve. Një komb që humbet në shpejtësi, banorët e tij është në rrezik dhe rrezik të madh kudo. Këto 8 vite asnjë komb nuk ka humbur pjesëtarët e vet sac i kemi humbur ne shqiptarët. Nga 2014 deri më sot, me statistika të sigurta, të BE vetëm në zonën e BE janë larguar nga Shqipëria 744417 shqiptarë. Pa llogaritur sa kanë shkuar në vende të tjera të botës”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post