Ish kryeministri Sali Berisha vazhdon me takimin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Takimi i rradhës ishte në Durrës Në takimit me dekokratëve, Berisha tha se PD kishte nevojë për ringritje, përndryshe do të ishte vegël e qeverisë.
“Ju falënderoj për mbështetjen e çmuar që i keni dhënë PD që nga themelimi e deri sot. Në mënyrë të veçantë për rolin tuaj në themelimin e kësaj force politike. Pas një udhëtimi të vështirë, pas një udhëtimi plot pengesa, por pas një udhëtimi unik në historinë e Evropës. Në një moment të caktuar ndërmorëm udhëtimin tonë për t’u rikthyer te vlerat tona, parimet tona. Për të ngritur në këmbë forcën tonë politike e cila kalonte nga disfata në disfatë. Në fillim të kësaj lëvizje, askush nuk parashikonte se sot ne do të ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, misionarësh.
Burra e gra, djem e vajza, të një autoriteti të gjatë moral, të cilët u përballën me çdolloj vështirësie. Unë jam dëshmitar i trysnive të pa ndershme të ushtruara për ju, nga institucionet e një shteti që nuk njeh parim dhe ligj. Jam dëshmitar dhe i presioneve që bëri mafia e Sorosit drejt lirisë, demokracisë, në forcën tonë politike. Këto s’na penguan ne. Nëse rikthehemi disa muaj më parë, kisha deklaruar se kjo lëvizje është e pa ndalshme.
U shpreha që revolucioni nuk ndalet më dhe koha e provoi. Sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo. Vegël e një qeverie. Shembullin po e shihni në marrëdhëniet Rama-Alibasha. Nëse arritëm sot në këtë stad, mbi 40 mijë anëtarë dhe anëtare të PD, të vendosur për rikthyer në partinë tonë vlerat më të mira. Si e arritëm këtë? Ne po rrokulliseshim pas disfatës së pësuar pas 25 prillit. Ne moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Ne e arritëm se secili prej jush morën një vendim: Ndal, nuk ecët më kështu. Nuk pranohet kjo gjendje. Kjo ndodhi. Sot ja ku jemi, të vërtetë. Të fuqishëm, qartë. Çdo ditë është bërë për PS, udhëheqësin e saj, prokuroria speciale është bërë më e dashur se komiteti qendror. Ne arritëm, por në këtë stacion ku jemi, një mision i madh na pret, i një rëndësie jetike. Për interesat e këtyre qytetarëve, për qenien tonë dhe identitetin tonë kombëtar, për të ardhmen tonë, të këtyre të rinjve dhe fëmijëve tanë. Ku qëndron ky mision i yni? Qëndron në atë që ne t’i themi ndal kësaj rrokullisje.
Ndodh një shkretim i kombit, një vjedhje e pa imagjinueshme e pasurive kombëtare. Ndodh edhe një poshtërim i tij”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post