Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e sotme ka deklaruar se nëse do të ishte ende në krye të shtetit, negociatat e Shqipërisë me BE-në do të ishin hapur.
Berisha tha se në vitin 2013, e la vetë pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve. Sipas Berishës, ai mund të kishte përdorur shtetin për të manipuluar votat, por zgjodhi që të mos ta bënte.
Intervista:
Berisha: Po flisni me një ish-kryeministër. Nëse një ish-kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, është e vështirë t’ia marrësh pushtetin. Pushteti i merret me zgjedhje. Një kryeministër, nuk duhet të vendosë kurrë që të mbajë me çdo çmim pushtetin. Sigurisht që në vitin 2013 e lashë vetë pushtetin. Në 2009-ën Edi Rama për të mos u futur në zgjedhje, solli këtu damë Glover që ishte non-grata. E vuri si kusht që nëse nuk e pranoja si vëzhguese, do bojkotonte zgjedhjet. Bëra një vendim në të cilin përjashtoja shtetin nga fushata. Damë Glover monitoroi atë vendim.
Pyetje: Cilat ishin arsyet për të lënë pushtetin?
Berisha: Unë u votova aq sa votova. Nuk kam menduar kurrë që të qëndroja në pushtet nëse nuk merrja zgjedhjet. Nëse kryeministri vendos të përdorë shtetin për fushatë. Nëse Sali Berisha do ishte në pushtet, negociatat do ishin të hapura prej kohësh. Unë do zbatoja kushtet dhe kriteret.
Diskutime rreth kësaj post