Analisti politik Mustafa Nano, gjatë një interviste televizive, foli për situatën politike në vend, veçmas për presionin që Sali Berisha të largohet nga PD, dhe faktin se sa është i aftë kreu i PD-së për të marrë një vendim të tillë. Nano, tha se Basha nuk e ka guximin ta bëjë një akt të tillë.
“Po se çfarë te duhet bëjë Basha, ai e di që nuk ka opsion tjetër, ai duhet të distancohet, jo ai po edhe vet PD, duhet ta ndaj nga fati i Sali Berishës, ai ka përballë vetëm dy opsione, ose të mbajë aleancë me SHBA, ose të mbaj në shpinë hallet e Berishës.
Është ky që duhet të veproj, Basha është në hall të madh, më të madh se sa vet halli i Berishës, por nëse ai nuk e merr vendimin që të mos e prish me Berishën, kjo do të thotë që ai është një lider frikmërisht i dobët, dhe se ka qenë aksidentalisht në politikë”, – tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post