Ish-Kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur këtë të mërkurë takimin e katërt në kuadër të nismës “Foltorja”.
Gjatë rrugës për në qytetin e Durrësit Berisha është ndalur në Shijak ku është takuar me disa mbështetës për të vijuar më tej takimin.
Përpara pallatit të Kulturës, ai është pritur nga një numër i madh simpatizantësh dhe mbështetësish. Në mbështetje të Berishës në qytetin e Durrësit janë deputetët Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe Edi Paloka./Opinion
Diskutime rreth kësaj post