Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka folur për mediat në mesin e dhjetërave mbështetësve të cilët janë mbledhur poshtë pallatit ku Berisha qëndron në arrest shtëpie.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se gjatë ditëve të arrestit në shtëpi ish-kryeministrit ka qenë duke punuar dhe duke u marrë me çështje të organizimit të partisë.
Sa i E pyetur nëse SPAK mund të ashpërsojë masën e sigurisë, Argita thotë se “në shtetin pa ligj nuk ka asgjë që nuk mundet të ndodhë”.
Si i ka kaluar këto ditë Berisha?
Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përccua në mënyra të ndryshme për simptaizantët, por edhe më ccështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive.
A mendoni se SPAK mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurimit?
Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj.
Diskutime rreth kësaj post