Kundërshtarë politikë nga më të egrit në historinë e pluralizmit edhe pse shtrëngimi i duarve mes tyre nuk mungoi, por kur bëhet fjala për shëndetin çdo konflikt i së shkuarës lihet mënjanë. Sali Berisha që aktualisht betejën e ka me Edi Ramën, nuk ngurron të bëjë një urim të sinqertë për ish-rivalin e tij Fatos Nanon i cili po përjeton momente të vështira me shëndetin.
“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë! Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. ”
Ndërsa medaljen që kryeministri Rama i dha paraadhësit të tij, Berisha nuk e sheh si shenjë mirënjohjeje, por përfitimi personal.
“Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër. Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta.”
E pikërisht se sipas tij Rama punon vetëm për perfitime personale mbajti qëndrime pro-ruse mendon Berisha në samitin e Bledit.
Në tre dalje që pati gjatë paradites, me grupin parlamentar, kordinatorët politikë dhe gazetarët Berisha u ndal tek çështja “Beleri” dhe arsyet që ai thotë se ka Rama për të mos e lënë të betohet si kryebashkiak.
“Mban në burg Fredi Belerin, absolutisht si të burgosur politik., vetëm e vetëm që të skadojë 90 ditëshi i afatit që ai të mos betohet si kryebashkiak i Himarës.Iu them atyre që besuan se të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin.”
Ndërsa sa i takon qëndrimit grek nuk e sheh si ndërhyrje në punët e Shqipërisë dhe ndalet të vlerësojë qëndrimin pro integrimit që ka mbajtur Greqia ndaj vendit tonë.
“Tani të kërkon të zbatosh ligjin tënd dhe i thua po më ndërhyn. Çfarë po ndërhyn. Prevalon interesat mafioze të tij mbi interesat e vendit, mbi idealet demokratike të shqiptarëve dhe natyrisht e çon tjetrin drejt atyre qëndrimeve, që nuk i kanë pasur ndonjëherë.”
Për çdo kosto që po i jep sipas tij vendit keqqeverisja e Ramës kërkon nisjen e protestave masive deri në rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një qeverie teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post