Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha u shpreh se Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS.
Ai theksoi se kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, pasi atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave, ku mes tyre janë edhe fluturimet e McGonigalit.
“Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.
Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu. Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter.“-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post