Argita apo Shkëlzenin, cilin nga fëmijët do më shumë Sali Berisha? Kësaj pyetje iu mundua t’i marrë përgjigje Gilbert Fevziu për “Opinion” në spektaklin humoristik “Klanifornia”.
Por përgjigja e Berishës ishte tjetër.
Ai u shpreh se do më shumë bashkëshorten e tij, Liri Berishën.
Gilbert Fevziu: Kë do më shumë nga fëmijët, Argitën apo Shkëlzenin?
Sali Berisha: “Lilin”.
Gilbert Fevziu: Lilin?
Sali Berisha: “Lilin dua më shumë”.
Gilbert Fevziu: E kisha fjalën për fëmijët.
Sali Berisha: “Lilin!”.
Pak muaj më parë në familjen Berisha pati dasmë.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni kurorëzoi historinë e dashurisë me Armina Mevlanin.
Berisha ka treguar se si e thërret nusja e djalit.
Gilbert Fevziu: Armina si ju thërret? Baba, doktor?
Sali Berisha: “Doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram”.
Gilbert Fevziu: Nuk të vjen inat që keni 30 vjet në politikë dhe keni çerekun e followers-ave në Instagram që ka Armina? Të kesh më pak followers se nusja, ky është turp i madh i Zotit. E njeh Sali Berishën ajo? I ke thënë asaj jam Sali Berisha unë o budallenj?
Sali Berisha: “Përqendrimi im ka qenë Facebook sepse e kam pasur edhe si ditar politik”.
Diskutime rreth kësaj post