Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, e cila është paralajmëruar për ditën e nesërme, duke filluar nga ora 11:00, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një video, në të cilën ka një mesazh për të gjithë qytetarët.
Në videon disa sekondëshe numërohen një sërë akuzash kundër qeverisë dhe arsyet pse qytetarët duhet të ngrihen e të protestojnë ditën e nesërme.
‘Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë.
Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë.
Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë.
Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë.
Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë”, thuhet në videon e postuar në “Facebook’, nga ish-kryeministri Berisha.
Më poshtë video mesazhi i plotë:
Diskutime rreth kësaj post