Ish-kryeministri Sali Berisha, në një tjetër dalje publike para mediave denoncoi sërish se në zgjedhjet e 14 majit mazhoranca në pushtet përdori administratën për tjetërsimin e votës.
Berisha tha gjitazhashtu se gjatë fushatës janë shpërbndarë miliona lekë tek qytetarët në mënyrë që të ndikonin në marrjen e votës.
Ai tha se përmes shtimit të pensionistëve, shpërblimet për personat në nevojë, punësimet, mazhoranca i përdori si formë për marrjen e votave, në kundërshti të plotë me ligjet e vendit.
“13 mijë qytetarë u fut në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan pa kontratë. 400 mln lekë për individë me aftësi ndryshe u disbursuan. 900 mln lekë më shumë se vjet për pagesat e personave me aftësi ndryshe. 4 muaj para zgjedhjeve u bënë nga qeveria dhe bashkitë qindra tendera me 6 mld lekë dhe u dhanë investime strategjike. Mbi 4 mld lekë u tenderuan si fonde për rindërtim banesash nga tërmeti. Po në këtë kuadër, u konstatua qindra raste asfaltimi ë rrugë fshati, e duke kulmuar në Tiranë. Të gjitha këto u bënë me qëllim ndikimin e votës dhe krijimin e fondeve shtesë për blerjen e votave”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post