Pak pasi Sali Berisha mbylli konferencën për shtyp të improvizuar në shkallët hyrëse të godinës së Partisë Demokratike, nga brenda kësaj godine doli Lulzim Basha.
Ai tha se ka marrë mesazhe të shumta përurimi nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
“Kam marrë mesazhe edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që panë se si demokratët zgjodhën me fisnikëri interesat kombëtare, rrugën e së ardhmes dhe të lënë pas hijet e së shkuarës”, tha ai.
Basha deklaroi se me vendimet e Kuvendit, PD sot është e pastruar nga hijet e së shkuarës.
Diskutime rreth kësaj post